29 Tetor, 2018

Khloe e Zaiminës një yll i vërtet për “Halloween”


Nëntë muaj më parë, këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë, ku solli në jetë vogëlushen Khloe.

Vasjari ndan shpesh me ndjekësit e saj në “Instagram”, foto e video të ndryshme të së bijës.

E teksa sot Khloe mbush plot 9 muaj, Zaimina ka publikuar për fansat një foto mjaft të bukur të vogëlushes.

Khloe shfaqet e veshur me një kostum “Halloween”-i, me një fustan tyli ngjyrë rozë si dhe njëbrirësh si aksesor mbi kokë.

E bashkëngjitur me foton e vogëlushes, Vasjari shkruan: “Halloween-i i parë i Khloes”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al