13 Korrik, 2023

“Këtë vit nuk do të punoj”- Aktorja e njohur heq dorë nga aktrimi, zbulohet arsyeja


Aktorja e njohur Emily Blunt së fundmi ka qenë e ftuar në podcastin “Table for Two”, ku gjatë intervistës ka zbuluar se do të tërhiqet nga aktrimi për një vit.

Ndër të tjera ajo tregoi që arsyeja se përse ajo mori një vendim kaq të rëndësishëm për karrierën e saj është pasi aktorja dëshiron që të kalojë më shumë kohë me fëmijët dhe bashkëshortin e saj.

Këtë vit nuk do punoj. Kam punuar shumë vitin e kaluar dhe fëmija im i madh është nëntë vjeç, edhe kjo është një moshe shumë të rëndësishme për të”, u shpreh Blunt.

Teksa vazhdoi: “E ndjej se është e nevojshme që unë të jem krah tyre teksa ata rriten. ‘A do të më zgjosh? A do të më çosh në shkollë? Do të më marrësh? Do të më vësh në shtrat?’ Dhe unë vetëm duhet të jem aty për tu kujdesur për të vegjlit e mi dhe këtë e ndjeva në zemrën time.”

Aktorja nuk la pa përmendur as mënyrën se si ajo dhe bashkëshorti i saj Krasinski i kalojnë mëngjeset e tyre së bashku.

“Mëngjeset i kalojmë në praninë e një qenushi të vogël përpara se fëmijët të zgjohen. Unë nuk doja të merrja një qen, por fëmijët dhe John e donin dhe ishin gati për të.”- tha aktorja.

 

© Panoramaplus.al