9 Maj, 2019

Këtë verë kemi dasmë, aktori i “Portokallisë” do t’i jap fund beqarisë


Aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, Gaz Paja, mesa duket këtë verë do t’i japë fund beqarisë.

Së fundmi po përflitet se Paja do të kurorëzojë në martesë dashurinë e tij me partneren bionde, Irën. Gazi është munduar që lidhjen e tij ta mbajë larg syrit të mediave dhe rrallëherë është shfaqur në publik me të.

Gjithashtu thuhet se aktori i humorit po përgatitet për një dasmë të madhe, të kuruar në detaje. Ende nuk është mësuar data që Paja do t’i japë fund beqarisë me bukuroshen bionde.

© Panoramaplus.al