Ta ndjekësh nga salla natën finale të festivalit “Kënga Magjike”, tashmë konsiderohet gati-gati si një mision i pamundur. Kjo, pasi kërkesa për bileta është e madhe.
Megjithatë, politikanët duket se e kanë pak më të lehtë për të gjetur biletë dhe paparazzi ynë fotografoi disa prej tyre.

Si fillim mund të përmendim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, zotin Erion Veliaj bashkë me bashkëshorten e tij, Ajolën, që ishin të ftuar. Me dorën në gjurin e saj, Veliaj ka biseduar me bashkëshorten derisa filloi spektakli.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, me të shoqin, gjithashtu ishin prezentë.

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, bashkë me të bijën gjithashtu.

Nasip Naçi, deputet i LSI-së, ishte prezent bashkë me gruan dhe vajzën.

Por edhe Elona Gjebrea, deputete e PS-së dhe kushërirë e producentit të Festivalit, Ardit Gjebreas. Gjithsesi, duhet thënë se kësaj here, salla dominohej nga të rinjtë, në krahasim me vitet e tjera dhe kjo mbase ka qenë arsyeja që nata finale kishte më shumë zjarr në sallë se herët e tjera, ku ndjehej një farë ftohtësie.
Kjo u pa edhe kur Flor Mumajesi e këndoi këngën bashkë me të rinjtë në sallë, ku u krijua një moment televiziv mjaft i bukur.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
