16 Gusht, 2022

Kërkon të marrë titullin “Mbretëresha e Krishtlindjeve”- Mariah Carey shkakton reagime të shumta


Mariah Carey është përballur me disa polemika pasi këngëtarja pretendohet se mund të marrë titullin si “Mbretëresha e Krishtlindjeve”.

Elizabeth Chan, e cila performon ekskluzivisht muzikën e Krishtlindjeve, ka paraqitur një kundërshtim zyrtar ndaj kërkesës.

Dhe këngëtarja tjetër Darlene Love shkroi në Facebook duke thënë se ajo ka qenë Mbretëresha e Krishtlindjeve që para se Carey të fitonte famë.

Oferta për markën tregtare u dorëzua në mars 2021, por vetëm së fundmi është bërë publike. Është ende në shqyrtim. Albumi i Carey i vitit 1994, Merry Christmas, është një nga albumet më të shitur të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave.

Ai përfshinte hitin ‘All I want for Christmas is You’, i cili u bë një himni klasik i sezonit të festave. Kënga më në fund arriti në vendin e parë në top listat në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë në vitin 2020, pasi kaloi një rekord prej 69 javësh në top 40.

53-vjeçarja, ka prodhuar disa këngë të tjera të lidhura me Krishtlindjet dhe jep rregullisht shfaqje festive.

Darlene Love, 81 vjeç, regjistroi këngën Christmas (Baby Please Come Home) në 1963.

Ajo shkroi në Facebook se ishte “hutuar” nga veprimet e Carey, duke pyetur nëse kjo do të thoshte se ajo nuk mund ta përdorte titullin.

“David Letterman më shpalli zyrtarisht Mbretëreshën e Krishtlindjeve 29 vjet më parë, një vit para se të publikonte All I want For Christmas Is You”, shkroi ajo, duke iu referuar Carey.

Ajo shtoi: “Në moshën 81-vjeçare nuk po ndryshoj asgjë. Unë jam në biznes për 52 vjet, e kam fituar dhe ende mund t’i godas ato nota!”

Love shkroi se nëse Carey kishte një problem, ajo duhet të “thirrte Davidin ose avokatin e saj”.

Elizabeth Chan, një këngëtare më pak e njohur,  tha për revistën Variety se beson se Krishtlindjet janë “për të gjithë”.

“Kjo thjesht nuk është gjëja e duhur për të bërë. Krishtlindjet janë për të gjithë. Është menduar të ndahet, nuk është menduar të zotërohet.”– tha ajo.

© Panoramaplus.al