Pas kërcimit të Megit dhe Jurgenit në Dancing With The Stars ka patur sërish debate të forta.

Balerini u ndal një moment tek një deklaratë e Dalina Buzit që ka thënë më herët, anëtarja e jurisë theksoi se performanca e grupit ku bënte pjesë Jurgeni dhe Megi, nuk ishte i arrirë dhe nuk i pëlqeu fare.
Mirëpo, sipas Jurgenit, ky koment ishte mjaft ofendues nga ana e Dalinës dhe balerini theksoi se ajo duhet të kërkonte falje. Një pjesë e debatit është më poshtë.

Jurgen: Deklarata hedh poshtë punën tonë si balerinë profesionistë për koreografinë e asaj nate, Dalina: Jo nuk kërkoj falje, po vazhdonte këmbëngulja nga ana juaj. Jurgen: Të kalosh në ofendime nuk është e lejuar, nuk mund të bësh krahasime. Dalina: E ke gabim. Jurgen: Nëse do të vazhdosh të ofendosh njerëz, vazhdo. Dalina: Nuk më pëlqeu dhe pikë, ishte opinioni im.

Jurgen: Edhe nëse nuk e kërkon falje, unë e shpreha opinionin tim. Dalina: Edhe ne u ndjemë të ofenduar, mbrojtja e tyre zgjati pak më shumë. Jurgen: Nëse nuk do ta pranosh që jemi ofenduar, ajo është tjetër gjë. Dalina: Keni dy javë që merreni me atë gjë. Jurgen: Unë dhashë opinionin tim, do donim një falje publike, duhet të jemi më të përgjegjshëm. Dalina: Unë do ta them këtu, që nuk më pëlqen, është mendimi im, pastaj merre si të duash. Megi: Jurgeni ka të drejtën e vet, komenti i Dalinës ka qenë shqetësim për balerinët, e dija që falja publike nuk do të ndodhte.

