15 Mars, 2019

Keni dëshirë të kërceni? Rita Ora publikon këngën ritmike me dy këngëtaret e njohura (VIDEO)


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zbuluar sot se ka bashkëpunuar me dy këngëtare të tjera të njohura, Sofia Reys dhe Anitta, për një projekt të ri.

“R.I.P.” titullohet kënga më e re e tyre dhe është mjaft ritmike, duke na bërë kështu që të kërcejmë.

Ora nuk kishte njoftuar më herë për këtë bashkëpunim. Por sot ajo shprehet se shumë e lumtur që u bë pjesë e këtij projekti.

“Shumë e lumtur që jam pjesë e RIP/ me të mrekullueshmet Sofia Reys dhe Anitta. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen”, shkruan 28-vjeçarja në “Instagram”.

© Panoramaplus.al