Këngëtarja e njohur Flaka Krelani ende nuk e ka gjetur shpirtin e saj binjak dhe është beqare.

Kështu është shprehur ajo teksa ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”.

Gjatë intervistës, Krelani rrëfeu se ende nuk e ka gjetur princin e zemrës, duke e përshkruar situatën me një fjalë të e urtë që përdoret në Kosovë: “Është nisur princi me kalë, por mbërriti vetëm kali”.

Ndërkohë krahas projekteve që pritet të realizojë gjatë këtij viti, këngëtarja vijon me koncertet. Vetëm dy ditë më parë Flaka ishte në Tiranë ku dhuroi një performancë fantastike me këngët e Michael Jackson.


