14 Shkurt, 2019

Këngëtarja shqiptare uron nudo Shën Valentinin (FOTO)


Këngëtarja e njohur Bleona Qereti ka vendosur që me rastin e Shën Valentinit, t’i urojë ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram” me një fotografi krejtësisht nudo.

Bleona shfaqet duke pozuar në një pishinë dhe krahas fotos ajo shkruan thjesht:  “happyvalentine’sday”.

Ndërkohë kujtojmë se në fillim të këtij viti, Bleona publikoi në kanalin e “Youtube” një “remake” të këngës së famshme italiane “Su di noi”, e cila shumë vite më parë është kënduar nga Pupo.

Bleona ka bërë edhe një klip për këtë këngë, ku shfaqet shumë pak e veshur, madje në disa pjesë mbulon pjesët intime vetëm me trëndafil.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al