6 Shkurt, 2019

Këngëtarja shqiptare tha “po”, por kush është partneri?


Fansat e këngëtares Morena Taraku kanë mbetur të habitur kur ajo ka postuar në “Instastory” një foto me një unazë diamant gjigand në gishtin e fejesës.

E për të na vënë akoma më në dyshime, Morana në foto shkruan: “Thash po”, duke e shoqëruar me një emoji që jep ndjesinë e të qenit e dashuruar.

Por këngëtarja nuk ka vendosur që të japë më shumë detaje rreth unazës apo atij që i ka “vjedhur zemrën”.

Ndërkohë lidhja e saj e fundit publike ishte me miliarderin iranian, Sasha Sobhani, me të cilin u nda në qershor të vitit të kaluar.

Nga postimet e tyre në atë kohë, u kuptua se ndarja mes tyre nuk ishte aspak paqësore pasi ata bënin deklarata provokuese për njëri-tjetrin vazhdimisht.

Lidhur me postimin e fundit, ndoshta Morena ka vendosur që të provokojë fansat e saj dhe unaza nuk i përket saj ose është një dhuratë që ia ka bërë vetes.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al