12 Shkurt, 2019

Këngëtarja shqiptare sapo bëri 2 milionë ndjekës në “Instagram”, e gjeni kush është? (FOTO)


Ndonjëherë duket sikur shtimi i numrit të ndjekësve në rrjetin social “Instagram” është kthyer në një sfidë mes personazheve të njohur shqiptar.

Të famshmit që vitin e kaluar arritën që të mblidhnin 1 milion fansa në profilet e tyre në “Instagram”, nuk ngurruan aspak që të festonin këtë arritje.

Por tani, një këngëtare shqiptare ka arritur shifrën e dy milionë ndjekësve. Ju e dini kush është? Bëhet fjalë për Enca Haxhia, e cila ka vendosur që ta tregojë nëpërmjet “Instastory”-t se tashmë është e para shqiptare me kaq shumë ndjekës.

“Po e gjetët kush është artistja e parë shqiptare me 2 milionë ndjekës?”, shkruan ajo në postimin e saj.

Më pas këngëtarja vazhdoi me një mesazh për të gjithë ata që po e ndjekin tani. “Një ditë unë do të kem 20 milionë ndjekës. Dhe ju që po më ndiqni tani do të mburreni, ‘e njoh atë që kur kishte 2 milionë’. Disa njerëz këtu më kanë njohur dhe më kanë mbështetur që kur kam pasur 50 mijë ndjekës. Faleminderit shumë”, shprehet e gëzuar Enca.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al