Në mesin e emrave të ftuar e të përfolur për aventurën 100-ditore në “Big Brother VIP” ka qenë edhe këngëtarja Mihrije Braha.

Sipas “Prive”, produksioni ka insistuar shumë që artistja të bëhet pjesë e këtij formati, por ajo e ka refuzuar ftesën disa herë. Shkak janë bërë angazhimet profesionale të Mihrijes, të cilat nuk e kanë lejuar që të garojë për 100 mijë euro.
Një tjetër emër që përflitet se do të jetë pjesë e “Big brother VIP” është edhe Beatrix Ramosaj. Këngëtarja nuk mundi të nisë rrugëtimin e saj më herët për shkak të infektimit me Covid-19.

Një tjetër detaj që ngriti dyshimet është edhe postimi i Ramosajt në Instastory këtë javë. Ajo ndau me ndjekësit një foto të të vëllait, Alban Ramosajt, krahas së cilës shkroi: “Më mungon dhe do më mungosh akoma më shumë!”.
Albani momentalisht ndodhet në Turqi dhe me frazën “do më mungosh më shumë” duket se i referohet faktit që së shpejti do të bëhet pjesë e “BBV”.




