Muaji Tetor njihet nga të gjithë edhe si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Kështu vajzat dhe gratë duhet të kujdesen më shumë për veten dhe t’i kushtojnë më shumë rëndësi kësaj çështjeje.

Në media dhe jo vetëm, bëhen gjithashtu fushata për të ndërgjegjësuar femrat që të kujdesen dhe të bëjnë të gjitha kontrollet e nevojshme dhe për luftimin e kësaj sëmundjeje.
Kësaj fushate ndërgjegjësimi i është bashkuar edhe këngëtarja shqiptare Eliza Hoxha. Ajo ka gjetur një mënyrë mjaft interesante për të përkrahur të prekurat nga sëmundja e kancerit të gjirit, ka qethur flokët.
“Për të gjitha ato gra e vajza që nuk dorëzohen”, shkruan Eliza përkrah fotove ku shfaqet pa flokë.
Ky veprim është vlerësuar shumë nga fansat e saj me komplimenta nëpër komente për ‘nismën’ që ndërmori.

© Panoramaplus.al

