25 Dhjetor, 2018

Këngëtarja shqiptare publikon foton e ëmbël të së bijës me vajzat e partnerit


Këngëtarja Zaimina Vasjari publikoi një ditë më parë kartolinën e saj të Krishtlindjes. Ajo postoi në llogarinë e saj në “Instagram” një foto ku shfaqej së bashku me të bijën, veshur me të kuqe dhe pozonin pranë ambientit festiv.

“E vogla ime Khloe, këtë fundvit, kam gjithë botën në duart e mia, të kam ty. Faleminderit Zot”, shkruan Zaimina bashkëngjitur me foton.

Nuk ka mjaftuar me kaq, këngëtarja ka postuar edhe një foto tjetër, ku kësaj here Khloe shfaqet me dy motrat e saj. “Gëzuar Krishtlindjen nga familja jonë te tuajat”, janë fjalët që Zaimina shoqëron foton.

Këngëtarja më herët është shprehur se gëzon një marrëdhënie shumë të bukur me dy vajzat e partnerit të sajm Klodi.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al