25 Janar, 2019

Këngëtarja shqiptare pjesë e jurisë për të zgjedhur përfaqësuesin e Francës në “Eurovizion”


Këngëtarja e njohur Rona Nishliu ka surprizuar fansat e saj, teksa ka zbuluar për “Magazinë.al” se do të jetë pjesë e jurisë që do të votojë përfaqësuesin më të mirë të Francës në “Eurovizion”.

Ndërkohë në listën e publikuar nga Sebastien Barke, një specialist francez i “Eurovizionit”, Rona shfaqet e para nga 10 anëtarët e jurisë së “Destination Eurovision” në Francë.

Kujtojmë se Rona në vitin 2012 ka patur rezultatin më të mirë për Shqipërinë duke na renditur në vendin e pestë me këngën “Suus”.

Normalisht, secili anëtar jurie do të japë pikë për 6 aktet e tyre kryesore, si në gjysmëfinale. I gjashti do të ketë 2 pikë, i pesti do të marrë 4 pikë, pastaj 6, 8, 10 dhe 12 për të preferuarin. Kjo do të thotë 42 pikë për çdo jurist, pra 420 pikë në total.

 

© Panoramaplus.al