Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është ndarë nga i dashuri i saj, Isaac Carew, 18 muaj pasi u rikthyen me njëri-tjetrin.
Ylli i muzikës i përfundoi gjërat më herët gjatë javës dhe ai që të martën mbrëma nuk e ndjek më në “Instagram”.

23-vjeçarja fillimisht filloi të shoqërohej me modelin që u kthye shef kuzhine, në vitin 2013 dhe ata ishin së bashku për tre vjet e gjysmë deri në fillim të vitit 2017.
Pas ndarjes së parë, këngëtarja për një farë kohe ishte lidhur me Lany Paul Klein, 31 vjeç. Por në 2018 ajo u nda nga Lany për tu rikthyer sërish me 33-vjeçarin, Isaac.

“Dua dhe Isaku kanë luftuar me të vërtetë për të parë njëri-tjetrin që kur po kthehen së bashku. Dëshironin që gjërat mes tyre të funksiononin dhe ishin mjaft mirë pranë njëri-tjetrit për një periudhë, por ajo ka çdo ditë që kalon më shumë punë”, ka thënë një burim për “The Sun”.
I njëjti burim ka shtuar se ky ka qenë një vendim i vështirë, por nuk kishte zgjidhje tjetër pasi gjërat nuk po funksiononin.

Ndërkohë kujtojmë se në qershor të vitit të kaluar, Isaac ishte fotografuar me një grua misterioze duke vallëzuar në një klub nate në Londër, ndërsa kënga hit e Duas “One Kiss” ishte në sfond.
Edhe pse u përhapën lajmet se Isaac ka tradhtuar Duan, dyshja i hodhi poshtë këto thashetheme dhe u bashkuan sërish, por mesa duket jo për një kohë të gjatë.


