4 Janar, 2019

Këngëtarja shqiptare kërkoi burrë për vitin 2019, Flori Mumajesi i përgjigjet: Tak Tak…


Kantautori i njohur Flori Mumajesi ka vendosur që t’i plotësojë dëshirën këngëtares së famshme shqiptare, Bebe Rexha që ka për vitin 2019.

Më 1 janar, Bebe kërkoi një partner nëpërmjet një postimi në “Twitter”. Madje ajo i dedikoi edhe një mesazh bashkëshortit të saj të ardhshëm.

Ajo i shprehu dashurinë personit që ende nuk e njeh: “Për burrin tim të ardhshëm: Të lutem eja edhe më gjej. Dhe të dua”.

Këtë status e ka lexuar Flori, i cili i ka shkruar një mesazh privat Rexhës. Ai i vetëofrohet si bashkëshorti i saj.  “Tak tak…Hape derën, jam unë burri <3. Më shpejt se kaq nuk vija dot”, i shkruan kantautori me shaka.

Tani presim sesi do e marrë këtë mesazh të Florit, dhe a do t’i kthejë përgjigje këngëtarja shqiptare.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al