31 Janar, 2019

Këngëtarja shqiptare jep lajmin e bukur: Dua shumë…


Ertila Koka është një prej këngëtareve të dashura për publikun shqiptar. Ajo është mjaft e komentuar në media, por gjithmonë mundohet që jetën e saj private ta mbajë larg syrit të publikut.

Këngëtarja është prej dy vitesh e martuar. Në një intervistë për “Mirage”, Ertila ka dhënë lajmin e bukur se ajo dhe bashkëshorti e kanë në plan të bëhen prindër.

Madje gjatë intervistës, ajo shprehu dëshirën për të pasur sa më shumë fëmijë.

“E kemi në plan të bëjmë fëmijë. Dua 2-3 fëmijë. Unë në fakt dua sa më shumë fëmijë, të isha shtëpiake i kisha bërë 6 fëmijë, por duhet të punoj për karrierën. Kjo më privon”, u shpreh Ertila.

© Panoramaplus.al