Kantautori shumë i dashur për publikun shqiptar, Flor Mumajesi, fitoi zemrën e të gjithëve me këngë “Plas” që fitoi edhe çmimin e parë te “Kënga Magjike”.
E teksa kanë kaluar vetëm tetë ditë nga publikimi për herë të parë i kësaj kënge, vjen edhe coveri i parë. Është pikërisht këngëtarja Elhaida Dani, e cila thekson se do të kishte dashur vetë ta kishte shkruar “Plas”.
“E kam lejuar veten të këndoj atë këngë që e kam dashuruar me dëgjim të parë… Atë këngë që nuk e dija që mungonte në jetën time… Atë këngë që do kisha dashur shumë ta kisha shkruar vetë ! Ky cover është një dhurate për @iamflorimumajesi dhe për muzikën që na ka dhuruar në gjithë këto vite ! Faleminderit Flori , uroj ta pëlqesh këtë version të këngës tënde. Uroj ta pëlqeni të gjithë ju”, shkruan bashkëngjitur videos Elhaida Dani.
Më pas Flori e ka ripostuar videon në profilin e tij në “Instagram”, ku shkruan: “Cover nga Elhaida Dani. I lumtur që i ke dhënë një tjetër ndjesi. Faleminderit Elhaid”.
View this post on Instagram
Coverin e këngës “Plas” nga Elhaida Dani mund ta dëgjoni këtu:
Panorama Plus

