2 Maj, 2019

Këngëtarja shqiptare habit publikun me deklaratën: Dal në pyll dhe këndoj


Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree” ishin të ftuar disa artistë të vjetër si Zef Deda, Myfarete Laze, Rita dhe Juli Ndoci, ku zbuluan të pathëna nga jeta e tyre.

Sipas moderatores së emisionit, Jonida Shehu, dy të ftuarat speciale ishin motrat e Federik Ndocit, këngëtaret Rita dhe Juli, të cilat folën për jetën në Gjermani si dhe për eksperiencat e mëparshme në muzikë.

Gjatë bisedës, Rita rrëfeu edhe një nga brengat e saj në muzikë, duartrokitjet e publikut të cilat i mungojnë shumë.

“Kur jam e lodhur dhe dua të shplodhem, dal në pyll dhe këndoj. Aty më dalin njerëzit dhe më duartrokasin. Më thonë ‘bravo’ dhe unë u them faleminderit. Për këtë më ka marrë shumë malli, për duartrokitjet e publikut”, tha këngëtarja duke habitur publikun.

© Panoramaplus.al