Këngëtarja shqiptare flet pas lindjes së djalit: Erdhi pas halleve e dëmeve të mëdha shpirtërore, në një moshë timen…
Këngëtarja e njohur, Maja Aliçkaj, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, për të folur rreth koncertit “Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë”, ku ajo dhe shumë këngëtarë të tjerë të muzikës shqiptare do të marrin pjesë.

Gjatë intervistës, Maja u shpreh se është e gëzuar që ka rinisur të marrë pjesë nëpër koncerte, pasi 3-4 muajt e parë pas lindjes së djalit ka qenë tërësisht e përkushtuar vetëm ndaj tij.
Këngëtarja zbuloi se kujdeset vetë për të birin, të cilin e konsideroi si mrekullinë që i ka ndryshuar rrënjësisht jetën.
“Ardhja e tij në jetë më ka mrekulluar mua dhe gjithë familjen time. Ai erdhi pas disa halleve dhe dëmeve të mëdha shpirtërore që patëm ne, në një moshë timen që nuk është e thjeshtë për të bërë fëmijë. Është tamam një mrekulli, kaq mund të them”, përfundoi këngëtarja.


