4 Korrik, 2019

Këngëtarja shqiptare bën ndryshimin e guximshëm në flokë, vështirë të njihet (FOTO)


Këngëtarja Morena Taraku ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj, duke eksperimentuar me ngjyrën e flokëve.

Deri tani Morena ka ndryshuar vetëm gjatësinë e flokëve dhe ne jemi mësuar ta shohim shumicën e kohës brune.

Por tani që ka ardhur sezoni veror, Morena nuk është përmbajtur dhe ka bërë ndryshimin që askush nuk e priste.

Këngëtarja ka publikuar së fundmi një fotografi në “Instastory”, ku i ka habitur të gjithë, teksa është shfaqur me flokë të verdhë neone, duke i kombinuar me thonjtë.

Nuk dihet ende nëse Morena i ka lyer flokët me të vërtetë kështu, apo ka vënë paruke, pasi ajo po xhiron klipin e saj më të fundit. Do guxonit ju t’i bënit flokët kështu?

© Panoramaplus.al