Enca është një nga këngëtaret e njohura që përveç fansave shqiptar, ka arritur që të fitojë zemrat edhe të shumë fansave të huaj.

Vetëm pak javë më parë, ajo u bë e para këngëtare shqiptare me 2 milionë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”. Shumë herë Enca e ka treguar se urimin më të madh të ndjekësve e ka nga vendet arabe.

E mesa duket fama e saj po i kalon kufijtë. Ditën e sotme Enca ka zbuluar se ka qenë e ftuar në një nga emisionet e njohura në Irak të quajtur ‘Rudaw’.
Këngëtarja ka postuar në “Instagram” një video ku shihet teksa po intervistohet nga gazetarët e huaj. “Ishte një kënaqësi”, ka shkruar Enca pranë videos ku në fund përshëndet gjithë fansat e saj në gjuhën arabe.

Madje ajo ka treguar se në mars do të bëjë një koncert atje, dhe i fton fansa e saj që të shkojnë ta ndjekin.
© Panoramaplus.al
