29 Mars, 2019

Këngëtarja shqiptare bëhet pjesë e politikës


Këngëtarja e njohur, Eliza Hoxha, është bërë pjesë e politikës. Ajo është regjistruar në Partinë Demokratike të Kosovës.

 

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka postuar në profilin e tij në “Instagram” foto me këngëtaren e njohur.

“Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet”, shkruan Kadri Veseli bashkëngjitur me fotot në “Instagram”.


Ndërkohë Eliza prej kohësh është mjaft aktive në rrjetet sociale si dhe në protestat që bëhen për problematikat e ndjeshme që ka shoqëria.

© Panoramaplus.al