Këngëtarja e njohur Maya ka vendosur të tregojë dhuratën më të çmuar që i ka sjellë Zoti, pikërisht për festën e Krishtlindjes.

Ajo ka zbuluar se është bërë nënë për herë të parë dhe se ka sjellë në jetë një djalë. Lajmin e bukur e ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku i uron me rastin e festave.

Gjithashtu Maja tregon edhe emrin që i ka vendosur të birit. “Gëzuar Krishtlindjet! Këtë vit janë Krishtlindjet më të bukura të jetës sime, pasi Zoti më bekoi me një djalë. Edhe një herë gëzuar dhe Zoti ju bekoftë! Me dashuri ,Maya&Jonas”, shkruajti Maya në postimin e saj.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
