Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, shpeshherë publikon në rrjetet sociale video apo foto, ku ka humor brenda tyre.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe një ditë më parë, ku ka bërë një status për komshien e saj që e ka lënë i dashuri dhe që çdo ditë dëgjon muzikë melankolike me zë të lartë.

“Kam një komshie ngjitur me derën time që është ndarë nga i dashuri dhe çdo ditë dëgjoj me zë shumë të lartë muzikën më të trishtë në botë! Aq shumë na ka mërzit me këto këngë të dhimbshme sa ka fillu m`i i mungu të gjithë komshinjve i dashuri i kësaj”, shkruan Rozana.
Por duket se këtë status, disa nga ndjekësit e këngëtares e kanë marrë shumë seriozisht dhe nuk e kanë pritur aspak mirë.

“Po më zhgënjen Rozana. Ta lexoja NGA një close mind hajde de. Nga ju, zhgënjim. Ishalla mësohemi ndonjëherë ne shqiptarët të shohim punët tona”, i shkruan një ndjekëse.
Por Rozana e ka marrë me të qeshur këtë koment dhe i sugjeron fanses që ta shohë me humor statusin e saj. “Është humor e dashur! Pak me limonatë statustet në verë”, i përgjigjet këngëtarja.

Por një ndjekës më pas i ka sugjeruar Rozanës që të bëjë një baladë për komshien: “Futi ca vargje dhe bëja baladën”.
© Panoramaplus.al
