Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri shpeshherë tregon mbështetjen e saj ndaj artistëve që publikojnë projekte të reja muzikore, apo për arritjet gajtë karrierës së tyre.

Kësaj radhe ajo vendosi që t’u japë vëmendje këngëtarëve shqiptare që janë të famshme në arën ndërkombëtare.

Dafina uroi suksesin e tri këngëtareve të famshme, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, nëpërmjet disa postimeve në “Instastory”.

Më pas ishte Rita ajo që ripostoi fotografinë e Dafinës duke shkruar: “Më e ëmbla Dafina Zeqiri”.

Ndërkohë kujtojmë se Rita së fundmi është fokusuar tek albumi “Phoenix” dhe koncertet muzikore që po mban nëpër botë.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
