26 Tetor, 2021

Këngëtarja Jessie J i jep fund lidhjes me balerinin e njohur pas shtatë muajsh! Ja arsyeja


Këngëtarja Jessie J dhe i dashuri i saj, Max pahm, janë ndarë pas shtatë muajsh së bashku. 33-vjeçarja tha në Instastory gjatë bisedës virtuale me ndjekësit se ndarja e tyre nuk ishte shoqëruar me drama.

jessie j5

Sipas “Daily Mail”, artistja tha gjithashtu se balerini Max “ishte një njeri i mrekullueshëm” dhe se për një farë kohe ata kanë qenë vetëm miq.

Kur u pyet se cili ishte statusi i saj tani, Jessie tha: “Single, e lumtur dhe e dua veten. Maxi dhe unë kemi qenë miq për një farë kohe. Asgjë dramatike nuk ndodhi. Kështu që ju lutem, mos reagoni shumë! Ai është një njeri i mrekullueshëm. Ne të dy kemi shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin.

jessie j (1)

Thjesht romanca nuk funksionoi. Kështu që vendosëm të qëndrojmë vetëm miq. E vetmja arsye pse po flas për këtë është, sepse bëhet e çuditshme dhe pak e vështirë kur njerëzit jetojnë në të kaluarën tënde. Ne të dy jemi të lumtur, jetojmë dhe e duam jetën tonë”.

Jessie dhe koreografi nisën të dilnin bashkë në fillim të këtij viti, vetëm katër muaj pas ndarjes së saj me aktorin Channing Tatum.

jessie j (3) jessie j (4) jessie j1 jessie j (4) jessie j (3) jessie j (2)

© Panoramaplus.al