18 Dhjetor, 2021

Këngëtarja e njohur vesh të njëjtin fustan si Kim Kardashian! Komentuesit nuk bëjmë dot dallimin nga njëra- tjetra


Këngëtarja, Fjolla Morina, ka postuar në “Instagram”-in e saj një foto ku ka veshur një fustan identik si ajo e Kim Kardashian. Pas këtij publikimi rrjeti nisi të “ziejë” nga komentet për ngjashmërinë  e madhe që këngëtarja ka me Kim.Fjolla Morina është komentuar gjithmonë sesa shumë ngjason më Kim Kardashian. Mesa duket këngëtarja u frymëzua nga modelja në postimin e saj të fundit. Artistja shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë blu, identik si ajo që Kimi ka veshur disa ditë më parë.

Veshja është e përbërë nga jumpsuit i ngushtë mbas trupit, më mëngë të gjata dhe një bisht. I vetmi ndryshim është se këngëtarja ka mbajtur flokët e lëshuara dhe një kurorë ndryshe nga Kimi, e cila i ka mbajtur flokët e kapura.

© Panoramaplus.al