Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini ka zbuluar prej më shumë se një muaji, se është në pritje të ëmbël.

Anjeza është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here poston foto nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, përmes një postimi prekës Shahini ka kujtuar të atin e ndjerë në ditën e lindjes.

“Sot babushi do festonte 65 – vjetorin dhe me siguri, në këtë orë, ne do ishim mbledhur në tavolinë të gjithë, e do këndonim gjithë natën. Na mungon zëri i tij, fjala e tij e mençur, edhe kolla e tij, që e dëgjonim që kur hynte në shkallë, por nuk na mungon dashuria dhe kujdesi i babushit tonë, sepse e ndjejmë pranë në çdo hap të jetës tonë”, shkruan këngëtarja në foton ku duken prindërit e saj.



Panorama Plus
© Panoramaplus.al
