Këngëtarja shumë e njohur amerikane, Cassie dhe bashkëshorti i saj Alex Fine së shpejti do bëhen prindër për herë të parë.

Martesa e tyre u bë në fshehtësi të plotë dhe mediat arritën të siguronin vetëm një foto nga ceremonia private në Malibu.
Këngëtarja sot është zgjuar ndryshe dhe ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ një letër mjaft të veçantë nga bashkëshorti i saj.
“Nuk ka asgjë në botë që mund të dua më shumë se sa ty. E adhuroj të zgjohem pranë mikes time të jetës çdo mëngjes. E ndjej mungesën tënde që tani. Të dua, bashkëshorti jot”.
Alex, është gjithashtu edhe trajneri personal i Cassie.

© Panoramaplus.al

