Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, e njohur me emrin Fifi, i ka kërkuar publikisht Ardit Gjebreas për një bashkëpunim.

Pak ditë më parë, ata kënduan këngën “Psikopatja jote” acapella tek emisioni “E diela shqiptare”.
Ishte Arditi ai që i tha Fifit që ta këndonin këngën pa muzikë në sfond dhe të ulur këmbëkryq. Së bashku me ta ishte edhe reperi Mc Kresha, i cili mori pjesë së bashku me Fifin te “Kënga Magjike”.
“Ardit Gjebrea e nderume me e knu kangen bashke me ty, je ARTISTI jem i preferum… publikisht po ta kërkoj nje bashkëpunim. A ta fus Mc Kreshën mik”, shkruan Fifi bashkëngjitur me videon ku shfaqen të tre duke kënduar.

Ndërkohë kujtojmë se ishte pikërisht Arditi ai që bëri bashkë Fifin dhe Mc Kreshën në këtë bashkëpunim, i cili u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
