22 Dhjetor, 2018

Këngëtarja e njohur e pranon publikisht, ja operacioni plastik që ka bërë: Në moshën 13-vjeçare…


Këngëtarja Eni Koçi është një ndër femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo tërheq vëmendjen e publikut si nga ana profesionale ashtu edhe nga jeta e saj private.

Ajo gjithashtu është mjaft e ndjekur në rrjetin social “Instagram”, ku ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me fansat e saj. Ka patur nga ata që e kanë pyetur për projektet e reja muzikore, për koncertet që do bëj si dhe nuk kanë munguar komplimentet.

Por ka patur ndjekës që kanë qenë kurioz të dinë rreth operacioneve plastike që ajo ka bërë. Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, Eni ka pranuar se ka kryer ndërhyrje në hundë që në moshë të vogël, pasi e kishte pasur të nevojshme për shkak të një problemi shëndetësor.

“Meqë më dole në temë, në moshën 13-vjeçare kam pasur problem shëndetësor dhe jam operuar me shumë urgjencë në hundë. Nga ana shëndetësore u bëra mirë më pas, por operacioni la pasoja estetike dhe deri në moshën 16-17 vjeç nuk mund t’a rregulloja. Ndërhyra prap për të rregulluar pasojat e operacionit të parë dhe rezultoi që ende kisha probleme në frymëmarrje, kështu që shkoi 7 orë operim”, sqaron këngëtarja e njohur.

“Për të gjithë ata që plasën duke thënë për operacionet, i them të informohen mirë dhe të mos gjykojnë nga disa foto profesionale (ku është mëse normale që lëkura pastrohet dhe gjithçka në detaj) dhe o burra të thonë që ka bërë gjithë trupin dhe fytyrën. Rasti im ka qenë rast i rëndë shëndetësor”, përfundon Eni.

Ndërsa kur e pyesin nëse ka bërë operacione te të pasmet, Eni shkruan: “Joo”.

Ndërsa së fundmi, këngëtari Genc Prelvukaj e pranoi publikisht se ata janë në një marrëdhënie, edhe pse prej kohësh ishin kapur mat në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al