Prej disa ditësh është bërë e ditur se këngëtarja, Enca Haxhia, është pjesë e filmit të ri të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”.

Teksa janë me xhirime në Valbonë, Ermali ndan me ndjekësit e tij të shumtë momente të ndryshme nga puna.
Pak më parë, ai ka publikuar një video ku shfaqet pikërisht Enca. Kjo e fundit është e veshur me një fustan lejla provokues, flokët kaçurrela dhe në dorë mbanë një freskore.

Ndërsa pas saj ndodhen djem e burra, të cilët po e shikojnë atë. Në një moment, Enca kthehet drejt tyre dhe dëgjohet të thotë se ka “dëgjuar se meshkujt tropojanë janë më të mirët në Shqipëri”.

Më pas ajo kthehet nga Ermali dhe me humor e pyet nëse janë në Tropojë, duke shkaktuar të qeshura.
© Panoramaplus.al
