Këngëtarja Morena Taraku gjithmonë ka provokuar me pozat e saj seksi në profilin e saj në “Instagram”. E mesa duket asaj nuk i intereson nëse kritikohet nga të tjerët.

Mbrëmjen e së dielës, Morena ka publikuar në “Instagram” një video ku ajo shfaqet pa reçipeta, me të brendshme dhe një xhaketë lëkure e shtrirë në vaskën bosh.
Videoja mori me mijëra pëlqime dhe qindra komente. Kishte nga ata fansa që e komplimentonin për fizikun e saj, por kishte edhe nga ata që kishin një merak të përbashkët: “Pse nuk kishte ujë në vaskë?”.

Lidhur me këtë fakt fansat e këngëtares bënë disa komente qesharake, pavarësisht se kuptuan qëllimin e videos.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
