24 Korrik, 2019

Këngëtarja e famshme shqiptare pranon se është e egër në shtrat: Nuk shtirem…


Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Radio House Radio Beats 1”, ku ka folur hapur për marrëdhënien e saj me meshkujt.

“Dëgjo, kam qenë në situata ku më besoni, personi ishte i mrekullueshëm, por vetëm, pjesa e krevatit …jo aq e kënaqshme…Ai nuk arrinte në pikën kyçe”, ka rrëfyer këngëtarja me origjinë shqiptare, duke shtuar se nuk shtiret për orgazmat e saj, pasi do që edhe partneri ta kuptojë nëse ajo ndihet mirë apo jo.

“Dëgjova një statistikë që në thelb thotë 40 përqind e femrave aktrojnë sikur kalojnë në orgazëm. A do të thoshit se kjo është një përvojë që keni pasur?”, e pyet kolegu i saj Jax Jones, i cili ishte gjithashtu i ftuar në emision.

“Sinqerisht, unë jam e egër në shtrat. Unë nuk bëj gjasmë… nuk më intereson. Unë e them nëse nuk jam e lumtur”, është shprehur pa dorashka Bebe.

© Panoramaplus.al