Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, i ka shkruar një letër këngëtares së famshme shqiptare, Bebe Rexha.

Disa javë më parë, Bebe ka performuar në eventin “2019 College Singing Day”, e organizuar nga Michelle Obama.

Eventi është pjesë e një fushate të cilën Obama e filloi në vitin 2014 si përpjekje për të inkujaruar studentët për të ndjekur arsimin e lartë.

Ish-Zonja e parë i shkroi letrën Bebes për ta falenderuar për përkrahjen që i dha këtij eventi. Madje Michelle Obama shprehet se shpreson që edhe në të ardhmen do të kenë mundësi të punojnë së bashku.

E emocionuar për marrjen e kësaj letre, këngëtarja me famë botërore ka vendosur që ta publikojë në “Instastory” që ta ndajë me ndjekësit e saj të shumtë.
© Panoramaplus.al
