Bebe Rexha ka treguar se është shumë e lumtur me përmasat e saj trupore. Këtë e zbuloi teksa publikoi në profilin e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet me kurriz dhe ekspozon të pasmet.

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka treguar gjithashtu se ka hequr dorë nga ëndrra për të qenë një yll i pop-it e dobët, duke përqafuar kështu format e kolme.
Nëpërmjet postimit të saj në “Instagram”, Bebe gjithashtu i ka tërhequr vëmendjen të gjitha shtëpive të modës që të mos i dërgojnë më masa të vogla.

“Masa 8 dhe e lumtur. Gjithmonë kam dashur të jem një yll pop-i e dobët, po asnjëherë nuk do të jem ashtu. Pra për të gjithë dizenjatorët, mos më dërgoni kurrë masa si shembull. Nuk do të më bëjnë dhe unë nuk do të ndryshoj vetën time që të më bëjnë. Punoni me mua dhe të pasmet e mia të mëdha. Me dashuri, Bebe”, shkruan Bebe bashkëngjitur me foton.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
