Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, gjithmonë është shprehur se e do trupin e saj, pavarësisht formave të kolme.

Pak ditë më parë, teksa mbërrit në aeroportin ndërkombëtar të Los Angeles, 29-vjeçarja dha një mesazh pozitiv për të gjithë.

“E dua trupin tim dhe të pasmet e mia të mëdha,”- tha ajo për TMZ. “Nuk më pëlqen Photoshop”, shtoi Bebe, e cila ishte e veshur e gjitha në të zeza.
Ndërkohë kur u pyet se çfarë mesazhi dëshiron tu dërgojë fansave tha: “Duaje trupin tuaj, mos u përshtatni me shoqërinë, sepse ata do t’ju tradhtojnë gjithsesi. Duhet të jeni vetvetja”.


