15 Korrik, 2019

Këngëtarja e famshme publikon videoklipin e ri, shfaqet e veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës


Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka publikuar ditën e sotme klipin e saj më të fundit me titull “New Look”.

Kënga është pjesë e albumit “Phoenix”. Ndërkohë duket se videoklipi është pritur mjaft mirë nga fansat e saj, të cilët e kanë dëgjuar shumë në kanalin e “Youtube”-it.

Për realizimin e këtij klipi, këngëtarja e famshme ka udhëtuar drejt Dubait. Rita ka shkëlqyer me pamjen e saj dhe as këtë herë nuk ka harruar ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Në shumicën e skenave, këngëtarja mban të veshur një kostum sportiv me ngjyrat blu dhe të verdhë.

© Panoramaplus.al