Nëse themi Dua Lipa, të gjithëve na shkon mendja te këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare. Por kësaj radhe bëhet fjalë edhe për titullin e një këngë.

“Dua Lipa” është kënga më e re e këngëtares suedeze, Amanda Winberg, e cila i ka habitur të gjithë kur e ka publikuar.

Sigurisht që kënga ka tërhequr menjëherë vëmendjen dhe të gjithë janë bërë kuriozë që të dinë se pse ky titull. Këngëtarja ka shpjeguar për mediat e huaja se kjo ishte një shenjë vlerësimi për Duan.

“Dua Lipa është shumë tip dhe mendoj se të gjithë do të bënin gjithçka për të. Si unë, në këngën ku flas për djalin që pëlqej. Kur bëra këngën, Dua Lipa ishte personi i parë që mendova. Mendova: ‘Çfarë është më mirë se një akullore? Dua Lipa”, ka treguar Amanda Winberg.
22-vjeçarja e njohur me emrin e artit AMWIN, u bë e njohur në Suedi në vitin 2015 në programin “Idol”, pasi doli e dyta.


