22 Qershor, 2019

Këngëtarja e famshme merr propozimin për martesë, por ka një kërkesë: Duhet të kesh unazë 10 karatëshe


Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha, gjatë kësaj periudhe është e angazhuar me koncerte të ndryshme.

Por së fundmi, shqiptarja i është bashkuar grupit “The Chainsmokers”, ku kanë performuar para mijëra fansave në Nju Jork.

Por në prapaskena, këngëtarja me famë botërore është përballur me një surprizë. Nga një video e publikuar në “Instagram”, një anëtar i stafit është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar Bebes për martesë.

 

View this post on Instagram

 

#beberexha @beberexha @bukierex @wilfordlenov

A post shared by Bebe Rexha | Russia (@bebetrexh) on


“Duhet të kesh unazë 10 karatëshe për të më propozuar mua”, dëgjohet të thotë Bebe, e cila qesh më pas. Sigurisht që kjo ka qenë e gjitha një shaka mes miqsh.

© Panoramaplus.al