30 Tetor, 2021

Këngëtarja dhe i fejuari i saj aktor ‘arratisen’ me miqtë në jahtin luksoz për të festuar ditëlindjen, ja pamjet


Katy Perry po e feston ditëlindjen e saj të 37-të në Meksikë së bashku me të fejuarin Orlando Bloom.

Ylli i popit dhe partneri i saj aktor u fotografuan të enjten duke shijuar rrezet e diellit në një jaht luksoz të quajtur “Happy Endings” në Cabo San Lucas.

Çifti ndodhet nën shoqërinë e miqve të tyre dhe janë fotografuar duke pirë birra dhe duke u argëtuar, ndërkohë që Perry shihet duke mbajtur në krahë qenin e saj të quajtur Nugget.

Sipas Mirror, çifti dhe miqtë kanë qëndruar në resortin luksoz “Nobu Los Cabos” këtë javë dhe në ditën e festës për ditëlindjen e Perry, Bloom, i bëri një dedikim të bukur partneres në rrjetet sociale.

“Ne e shijojmë jetën siç duam dhe është argëtuese. Festofshim sot dhe çdo ditë. Të dua”, ka shkruar ai teksa ka postuar një foto të saj duke fikur qirinjtë.

0_FILE-Katy-Perry-And-Orlando-Bloom-Welcome-A-Baby-Girl 0_PAY-PREMIUM-EXCLUSIVE-STRICTLY-NOT-AVAILABLE-FOR-ONLINE-USAGE-UNTIL-0100-AM-UK-TIME-ON-30102021-M (5) 0_PAY-PREMIUM-EXCLUSIVE-STRICTLY-NOT-AVAILABLE-FOR-ONLINE-USAGE-UNTIL-0100-AM-UK-TIME-ON-30102021-M (4) 0_PAY-PREMIUM-EXCLUSIVE-STRICTLY-NOT-AVAILABLE-FOR-ONLINE-USAGE-UNTIL-0100-AM-UK-TIME-ON-30102021-M (3) 0_PAY-PREMIUM-EXCLUSIVE-STRICTLY-NOT-AVAILABLE-FOR-ONLINE-USAGE-UNTIL-0100-AM-UK-TIME-ON-30102021-M (2) 0_PAY-PREMIUM-EXCLUSIVE-STRICTLY-NOT-AVAILABLE-FOR-ONLINE-USAGE-UNTIL-0100-AM-UK-TIME-ON-30102021-M (1) 0_PAY-PREMIUM-EXCLUSIVE-STRICTLY-NOT-AVAILABLE-FOR-ONLINE-USAGE-UNTIL-0100-AM-UK-TIME-ON-30102021-M

© Panoramaplus.al