Billie Eilish ka pranuar publikisht se është personi i parë që nuk e ka ndjekur protokollin mbretëror kur takoi Princin William dhe Kate Middleton në premierën e filmit “No Time to Die”, muajin e kaluar.

Këngëtarja tha gjatë intervistës për “Jimmy Kimmel Live!” se iu dha një “listë me rregulla” që duhet t’i ndiqte gjatë takimit me anëtarët e familjes mbretërore.
“Unë u përpoqa të ndiqja rregullat. Po e planifikoja diçka të tillë. Ata ishin shumë normalë. Nuk më bënë të ndihem si: ‘Oh, kam frikë. Unë nuk mund të flas me ta.’“.

Eilish, 19 vjeç, pranoi se takimi me William dhe Kate, të cilët janë 39 vjeç, ishte “mahnitës”.
“Ata ishin shumë komplimentues, dhe kishin shumë pyetje për mua. Ishin thjesht shumë miqësorë dhe të ëmbël. Nuk mund të ankohem.”,- shtoi ajo.

Ylli i popit u fotografua me çiftin mbretëror si dhe me babanë e William, Princin Charles, në premierën e filmit ku ishin të pranishëm shumë yje. Ajo u pa duke biseduar dhe duke qeshur me nipin e Mbretëreshës, i cili është i dyti në radhë për fronin britanik.
Eilish gjithashtu u fotografua duke shtrënguar duart me Middleton dhe me trashëgimtarin Charles, 72 vjeç.
© Panoramaplus.al
