Kantautori i njohur shqiptar, Ermal Meta ka zgjedhur mënyrën më të bukur për të uruar Shën Valentinin.

Ai ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një fotografi me gjyshen, ku bashkëngjitur me të shkruan: “Për ty që nuk di se çfarë është Shën Valentini, por e di shumë mirë se çfarë është dashuria”.

Ndërkohë Ermali është duke korrur sukses me muzikën e tij, ku së fundmi po mban koncerte në 19 qytete të Italisë.

Kujtojmë se më 4 mars Ermali do të vij edhe në Tiranë, ku në Pallatin e Kongreseve do të mbaj koncert së bashku me katër artistë italianë të “GnuQuartet”.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
