Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Erik Lloshi, do t’i japë fund beqarisë në vitin 2019.

Eriku është i fejuar me bionden simpatike Romina, e mesa duket tashmë i ka propozuar edhe për martesë.
Në kohën kur u fejua, këngëtari i njohur u shpreh: “Mora një vendim në jetën time për 6 muaj, që nuk e kam marrë për 5 vjet kur kam qenë me dikë. Ndonjëherë jeta është e çuditshme dhe ne artistët jemi të tillë në vendimet që marrim. Jam i sigurt që nuk është vendim i gabuar.

Por i ftuar një ditë më parë në emisionin “Familja” të Turit, Eriku zbuloi se i ka propozuar Rominës dhe do të martohen vitin që vjen në Tiranë.

“Meqë u kam hyrë këtyre punëve që 13 vjeç, tani ka ardhur koha që të bëhem serioz. Ia kam bërë propozimin. Vitin tjetër do të martohemi në Tiranë”, tha këngëtari.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
