Reperja Tayna dhe këngëtari i njohur Meda kanë qenë së fundmi në Zvicër, aty ku mbajtën një koncert dhe që mblodhën shumë shqiptarë që jetojnë atje.

Por gjatë këtij koncerti ka patur edhe disa incidente, pasi disa prej fanseve nuk u ndjenë mirë pasi salla ishte e tejmbushur. Madje disa prej tyre u ka rënë edhe të fikët nga mungesa e ajrit.
Në momentin kur po performonte Meda, një vajzë humbi vetëdijen. Ajo ndodhej ngjitur me skenën dhe këngëtari reagoi në mënyrë të menjëhershme.
Në rrjetet sociale është publikuar një video ku zbulohet momenti kur Meda ngre në skenë vajzën për t’i dhënë ndihmën e parë.
Menjëherë në ndihmë i vjen një tjetër pjesëtar nga stafi, i cili e merr në krah vajzën që i kishte rënë të fikët për ta ndihmuar në prapaskenë.
Ky veprim i Medës është komentuar nga të gjithë, të cilët e kanë konsideruar një gjest human nga ana e tij.


