29 Korrik, 2020

Këngëtari shqiptar rezulton pozitiv me COVID-19, ja si është gjendja e tij shëndetësore


Këngëtari i njohur Art Abazi është infektuar me koronavirus.

Ai njoftoi lajmin me anë të postimeve në rrjetet sociale, ku zbuloi se po qëndron i izoluar në shtëpi që nga dita e dielë.

Këngëtari tha se bëri tamponin të martën pas shfaqjes së problemeve shëndetësore dhe rezuloi pozitiv.

Aart Abazi u bëri apel ndjekësve të tij që të respektojnë rregullat dhe të mbajnë maskën për të mbrojtur veten dhe familjen.

“Miq, pas problemeve shëndetësore, nga dita e dielë jam i shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënshtrova testit dhe sot morra njoftimin nga IKShPK se unë kam rezultuar pozitiv me COVID-19. E rëndësishme është që sot jam shumë më mirë se dje. Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave. Mbani maskën, për ta mbrojtur veten dhe familjen! Shëndet e dashuri për ju! Shihemi së shpejti, Arti,”- shkroi këngëtari.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al