28 Qershor, 2019

Këngëtari shqiptar ka krijuar kolonën zanore të serialit turk (VIDEO)


Këngëtari Bertan Asllani, prej kohësh është larguar nga tregu muzikor shqiptar, por duket se ai po korr suksese përtej kufijve.

Nëpërmjet postimeve në profilin e tij në “Instagram”, ai ka zbuluar se është bërë pjesë e një prej serialeve turke, “Kimse Bilmez”, jo si aktor por si muzikant.

Bertani, i cili prej disa vitesh është zhvendosur që të jetojë në Turqi, ka krijuar muzikën e këtij seriali.

Mesa duket Asllani ka punuar gjatë gjithë kësaj kohe për të pasuruar karrierën e tij dhe në Turqi, ku ka arritur të korrë shumë suksese.

© Panoramaplus.al