Në shtator të 2018-s, këngëtari shqiptar i grupit muzikor “Offchestra”, Sezgin Curi, i dha fund beqarisë. Pak muaj më parë, ai dhe bashkëshortja e ti Teuta, zbuluan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

“Lumturia është duke ardhur”, shkruante partnerja e tij në një postim në rrjetet sociale, ku tregonte edhe barkun e rrumbullakosur.

Ndërkohë sot Sezgini ka zbuluar se është bërë baba për herë të parë dhe ky lajm e ka gëzuar pamasë.

“Që tani e tutje, më quani baba Sezgini”, ka shkruar këngëtari në profilin e tij në “Facebook”, ku menjëherë ka marrë urimet e miqve të tij.


